Tallet Konjufca: Kadal Albulenë se i monopolizove krejt, mundet me ju marr mësyshi - Insajderi
×
Insajderi

Tallet Konjufca: Kadal Albulenë se i monopolizove krejt, mundet me ju marr mësyshi

Insajderi
27 October 2022 - 11:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shumë të qeshura sot në Kuvendin e Kosovës. Si shumë herë kryeparlamentari, Glauk Konjufca i bën me qeshë deputetët e Kuvendit. Kësaj here, pas një polemike mes ministres Albulena Haxhiut e deputetes, Ganimete Musliu, ka ndërhyrë Konjufca.

Ministrja Haxhiu tha se Vetëvendosje është e para si në opozitë si në pozitë.

“Me bindje të plotë e them se ky kuvend s’ka pasur opozitë më të mirë se Lëvizja Vetëvendosje dhe asnjëherë qeveri me të mirë se Vetëvendosje”, tha ajo.

Kësaj deklarate i ka reaguar Konjufca me të qeshur.

“Pse s’po i ndani kapa meritat. Albulene e monopolizove krejt edhe në opozitë ma të mirët edhe në qeveri ma të mirët, kadal se mundet me ju marr mësyshi. Nuk bon kështu”, tha Konjufca.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark