×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ‘Të bëhet ligji për të gjithë’, Vitia deklarohet pasi duhan brenda hapësirës së mbyllur

    Insajderi
    11 August 2023 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ishte parë duke pirë duhan brenda hapësirës së mbyllur të një lokali muajin e kaluar.

    Pas më shumë se 10 ditësh ai sot ka folur për këtë.

    Vitia nuk ka treguar nëse ka marrë ndonjë gjobë, por pirjen e duhanit e ka quajtur ves të keq duke thënë se  ligji  duhet të zbatohet njësoj ndaj të gjithëve.  

    “Po bëhet edhe ligji për duhanin, pavarësisht që kam qenë në terasë, nuk i ka plotësuar kushtet e një ambienti  që duhet quajtur ambient i hapur. Natyrisht se të  gjitha këto ligje edhe persona me ves kaq të keq, që fatkeqësisht e kam edhe unë, të shqiptohen gjoba edhe të bëhet ligji që do të jetë i zbatueshëm për të gjithë, pa përjashtim natyrisht” ka thënë ministri për KOHËN.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark