×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Të enjten Slavia – Ballkani, caktohen gjyqtarët

    Insajderi
    13 September 2022 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjten, Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Grupin G të Ligës së Konferencës.

    Kampioni i Kosovës do të takohet me Slavia Praguen. Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Eden Arena.

    UEFA ka caktuar gjyqtarë nga Franca që të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje.

    Willy Delajod do të jetë kryesori, kurse Erwan Finjean dhe Philippe Jeanne do të jenë ndihmësit e tij.

    Thomas Leonard është caktuar si gjyqtar i katërt.

    Kujtojmë se Ballkani kishte barazuar në ndeshjen e parë, duke luajtur 1:1 me Clujin në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Edhe Slavia Prague luajti me të njëjtin rezultat në udhëtim te Sivasspori.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark