Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore në tre javët e fundit, të zhvillohen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë, për të pasur barazi gare.
Një vendim i cili në fakt i krijon pak probleme institucionit të futbollit, pasi në teori, nuk ka në dispozicion sisteme VAR për të mbuluar njëkohësisht të 5 sfidat e elitës.
FSHF disponon vetëm 3 furgonë për zhvillimin e ndeshjeve me sistemin VAR, ndaj për të luajtur 5 të tilla në të njëjtën orë, krijohet një problem jo o vogël logjistik sepse nuk i mbulon do të gjitha.
FSHF e ka zgjidhur këtë duke marrë borxh furgonë për sistemin VAR. “Panorama Sport” ka zbuluar se FSHF i është drejtuar për ndihmë Federatës së Kosovës, duke garantuar nga kjo e fundit dy furgonët që i duhen për të mbyllur aktivitetin në mënyrë normale.
Akordi mes palëve është arritur shpejt dhe kështu, është bërë e mundur që të gjithë ndeshjet të zhvillohen me ndihmën e video-asistentit deri në mbyllje të kampionatit.
Kujtojmë se tani luhet vetëm për vendin e tretë që të dërgon në Kupat e Europës sepse të tjerat janë siguruar, titulli është i Tiranës, Egantia shkon në play-out, Skënderbeu dhe Dinamo në Kategorinë e Parë.