×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Të lodhur e të mërzitur- Kështu u dukën sot krerët e UÇK-së në Speciale

    Insajderi
    18 January 2023 - 17:13

    Në Gjykatën Speciale në Hagësot u mbajt konferenca përgatitore për gjykim në rastin e ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

    Si rrallë herët, sot ata janë paraqitur fizikisht në këtë seancë paragjyqësore. Më herët, ata kryesisht paraqiteshin përmes lidhjes direkte, duke mos qenë të pranishëm.

    Nga pamjet gjatë seancës ish- krerët e UÇK-së u panë me fytyra të ngrysura, të lodhur e të mërzitur.

    Seanca e radhës përgatitore për rastin e krerëve të UÇK-së, do të mbahet më 17 Shkurt. Kjo pikërisht me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark