×
Fokus 1

Të mos i afrohet e të mos ushtroj më dhunë- gjykata miraton urdhërin mbrojtës të gruas së Akil Gjakovës

Insajderi
23 April 2024 - 14:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Suela Muminovic, bashkëshortja e xhudistit, Akli Gjakova ditë më parë bërë kërkesë për urdhër mbrojtje.

Në kërkesën atë bëhet me dije se i pandehuri nga korriku i 2023-ës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike. Viktima e gjakosur thuhet se është parë edhe nga fëmija i tyre.

“Që nga dt.30 Korrik 2023, e në vazhdimësi, kryesi dhunës fillimisht ka fillu të përdorë dhunë të hatashme fizike, dhe psikike duke i shkaktu dem edhe të miturit, pasi që i mituri në atë gjendje të gjakosur e ka pa nënën e tij”, bëhet me dije në kërkesën që Insajderi ka siguruar.

Insajderi ka siguruar vendimin e Gjykatës në të cilin është aprovuar kërkesa e Muminovic.

“Lëshohet urdhër për mbrojtje emergjente, kundër palës përgjegjëse Akil Gjakova, afrimi i palës së mbrojtur, Suela Mominovic-Gjakova, në distancë 50 metra në shtëpinë ku është duke qëndruar tani pala e mbrojtur, në rrugë, qytet dhe vendin e punës. I NDALOHET në të ardhmen të ushtroj dhunë fizike dhe psikike, të bllokoj lëvizjes e viktimës, të ofendoj, shqetësoj dhe kërcënoj palën e mbrojtur”, thuhet në vendim.

Poashtu, Gjykata ka vendosur edhe për kujdestarinë e fëmijës së çiftit.

“Fëmija i mitur i besohet përkohësisht palës së mbrojtur, përkatësisht të ëmës së tij, në përkujdesje, rritje dhe edukim”, thuhet tutje.

Përveç kujdestarisë së fëmijës 3 vjeçar, Gjykata ka vendosur edhe për kohën, ditën dhe vendin kur Gjakova mund të takoj të birin.

Caktohet kontakti i palës përgjegjëse, Akil Gjakova nga Peja, më fëmiun e mitur, dhe atë dy herë në muaj. Të premten e dytë dhe të premten e katërt. Kontakti i caktuar do të realizohet pran Qendrës për Punë Sociale në Pejë, në prezencën dhe mbikqyrjen e punëtorit social“, thuhet në vendim.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark