×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Të ndaluara në më shumë se 100 vende, Biden miraton dërgimin e bombave thërrmuese në Ukrainë

    Insajderi
    07 July 2023 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm pak 24 orë para se të vinte në Evropë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s të mbajtur javën e ardhshme në Vilnius, Lituani, Presidenti i SHBA Joe Biden dha miratimin për dërgimin e municioneve thërrmuese nga SHBA në Ukrainë.

    Shtetet e Bashkuara janë të gatshme, t’i dërgojnë Ukrainës armë të cilat përdorimi, prodhimi dhe transportimi janë të ndaluara sipas një Konvente të vitit 2008 për Municionet Thërrmuese (CCM) të nënshkruar nga më shumë se 100 vende.

    Vihet re se Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia nuk janë palë në këtë Traktat të Dublinit në vitin 2008. Gjithashtu shtatë vende të tjera anëtare të NATO-s – përveç SHBA-së – nuk e kanë ratifikuar Traktatin në fjalë.

    Ky veprim i administratës Biden, nëse zbatohet, do të anashkalonte një ligj amerikan që ndalon prodhimin, përdorimin ose transferimin e municioneve thërrmuese vë në dukje Washington Post.

    Municionet thërrmuese shpërthejnë në ajër mbi një objektiv, duke lëshuar dhjetëra apo edhe qindra nënmunicione më të vogla.

    Kritikët e administratës amerikane argumentojnë se masa mund të krijojë përçarje në radhët e NATO-s dhe mosmarrëveshje midis aleatëve.

    Por pse amerikanët do të dërgonin armë të tilla në Ukrainë? Dhe pse tani, pas 17 muajsh luftë?

    Municione të tilla, të afta për të “shpërndarë” bomba të vogla rreth objektivave, tashmë janë përdorur në fushat e Ukrainës nga forcat ruse dhe ukrainase. Siç raporton faqja e internetit Gzero, bëhet fjalë për municione që kanë rezultuar shumë efektive në terren.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar prej kohësh përforcime të armëve të tilla, të cilat përdoren gjithashtu nga pala ruse, por nevojat e Ukrainës janë rritur aktualisht nga një kombinim faktorësh. Ndërsa Kievi vazhdon kundërsulmimin e tij me synimin për të rimarrë territore ndërkohë municioni konvencional që është në dispozicion po mbaron gradualisht.

    OKB-ja dhe organizatat e të drejtave të njeriut po u bëjnë thirrje të gjitha palëve në konfliktin ukrainas që të ndalojnë përdorimin e armëve të tilla, duke theksuar se ato vazhdojnë të paraqesin rreziqe edhe pas përfundimit të konflikteve, pasi ato mbeten pas në fusha dhe shpërthejnë më vonë, ndonjëherë në duart e civilëve.

    Zyrtarët amerikanë, megjithatë, thonë se do të punojnë me Kievin për të monitoruar këto dërgesa armësh dhe për të pastruar municionet e pashpërthyera. /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark