×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Të plagosurit në Ukrainë mbërrijne në Kroaci për trajtime mjekësore

    Insajderi
    26 April 2023 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të plagosurit në Ukraina kanë mbërritur në Kroaci dhe sot gjatë ditës do të trajtohen në objektet shëndetësore për trajtim dhe rehabilitim të mëtejshëm, njoftoi Ministria e Veteranëve Kroatë, raporton N1.

    “19 të plagosur nga Ukraina kanë mbërritur sot në Kroaci, të shoqëruar nga 9 persona, anëtarë të familjeve të tyre, të gjithë personat do të fitojnë statusin e personave nën mbrojtje të përkohshme dhe në përputhje me rregulloret dhe të drejtat ligjore, si personat e tjerë të zhvendosur në Republikën e Kroacisë,” thuhet në komunikatën e tyre.

    Në seancën e mbajtur më 16 mars 2023, Qeveria e Republikës së Kroacisë miratoi Vendimin për ofrimin e ndihmës në trajtimin dhe rehabilitimin e të plagosurve nga Ukraina në Republikën e Kroacisë. Kjo përfshin pritjen, triazhimin, trajtimin dhe rehabilitimin e personave të plagosur nga Ukraina.

    “Duke marrë parasysh përvojën e Luftës, Kroacia është e gatshme të ndajë njohuritë, ekspertizën dhe përvojën e saj me qëllim të ofrimit të kujdesit mjekësor për të plagosurit nga Ukraina,” shtoi ministria,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark