×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

    Insajderi
    22 June 2023 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot rreth orës 04:00 në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë.

    Lajmin për Insajderin e konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

    “Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ personave të dyshuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark