×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tema e ndjeshme e veriut- Konjufca zhytet në diskutim serioz me Agim Bahtirin

    Insajderi
    26 June 2023 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufcën i ka bashkuar tema e ndjeshme e veriut, të cilët janë takuar sot në Mitrovicë.

    Bahtiri përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se i ka pritur në Mitrovicë Glauk Konjufcën dhe Mefail Bajqinovcin.

    Tutje Bahtiri ka thënë se kanë diskutuar për çështjen aktuale në veri.

    “Diskutuam për çështjen aktuale në Veri të vendit, duke shprehur interesim që t’i koordinojmë punet në mënyrën më të mirë të mundshme, për mënjanimin e destabilizimit të situates, vënien e drejtësisë si pikë e parë në mënyrë që Republika e Kosovës të jetë shembull për menaxhimin e proceseve me rëndesi jetike për vendin dhe rajonin”, ka shkruar Bahtiri.

    Postimi i plotë:

    Ishte kënaqësi që sot të pres në Mitrovicë, kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca dhe deputetin nga radhet e LVV-së, z. Mefail Bajqinovci.

    Diskutuam për çështjen aktuale në Veri të vendit, duke shprehur interesim që t’i koordinojmë punet në mënyrën më të mirë të mundshme, për mënjanimin e destabilizimit të situates, vënien e drejtësisë si pikë e parë në mënyrë që Republika e Kosovës të jetë shembull për menaxhimin e proceseve me rëndesi jetike për vendin dhe rajonin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark