×
  • Lajme
  • Lajme

    Voton Bujar Osmani, thotë se këto zgjedhje forcojnë të ardhmen e shtetit

    Insajderi
    08 May 2024 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bujar Osmani nga BDI-ja, ish-kandidat për president të Maqedonisë së Veriut nga koalicioni “Fronti Evropian”, ka votuar sot në Maqedoninë e Veriut ku po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

    Ai ka thënë se këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e shtetit, duke ftuar qytetarët të dalin masivisht në votime.

    Sipas Osmanit, me anë të këtyre zgjedhjeve përcaktohet edhe përkushtimi i Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian.

    “Sot në një ditë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, si rrallëherë, vendosim për drejtime kundërthënëse për shtetin, sot nuk zgjedhim vetëm përfaqësuesit e shtetit, forcojmë të ardhmen e shtetit, përcaktohemi për përkushtimin ndaj integrimit evropian, bashkëjetesës dhe tolerancës ndëretnike për fqinjësi të mirë, unë shpresoj që qytetarët do dalin masivisht në votime, dhe sonte mund të themi Maqedonia e Veriut vazhdon rrugëtimin evropian”, ka deklaruar Osmani para mediave.

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë filluar të votojnë mëngjesin e së mërkurës për ta zgjedhur presidentin dhe Parlamentin e ri të vendit në zgjedhje të dyfishta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark