×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Temperatura arrin 45 gradë, qytetari gjuan diellin me gurë

    Insajderi
    14 July 2023 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vala e të nxehtit ka përfshirë Europën me temperatura që kalojnë 40 gradë. Por në Şanliurfa të Turqisë, ku temperatura ka arritur në 45 gradë, një qytetar ka sulmuar diellin me gurë.

    Mediat turke të cilat kanë publikuar foto dhe video të qytetarit të prekur nga vapa, thonë se hodhi një gur drejt diellit duke thënë: “Na ke shkatërruar”.

    Me ardhjen e verës temperaturat në Turqi janë rritur  në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet kanë  paralajmëruar qytetarët që të mos dalin jashtë në kohën e pikut.

    Ekipet e bashkisë në Adana duke lëvizur nëpër rrugë u thanë qytetarëve me megafon: “Ju lutemi mos dilni jashtë dhe mos rrini në diell, nëse nuk është e nevojshme për shkak të temperaturave të larta të ajrit që janë efektive në të gjithë vendin”.

    Valët e të nxehtit po shihen gjithashtu në disa pjesë të SHBA-së, Kinës, Afrikës së Veriut dhe Japonisë./a2cnn/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark