×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Tenderi 1.4 milionësh – lëvizjet e dyshimta të OShP-së në favor të firmës që i la pa rrogë punëtorët

    Insajderi
    21 February 2024 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Visar Duriqi

    As pas pesë muajsh Doganat nuk po mund të nënshkruajnë kontratë për tenderin 1.4 milionësh për sigurimin fizik të objekteve. Në këtë tender tash është përfshirë OShP-ja. Një hulumtim i Insajderit ka zbuluar lëvizje të dyshimta të këtij organi, që dyshohet se shkojnë në favor të konsorciumit ku anëtarë është firma “Rojet e Nderit” që në janar i la pa rroga punëtorët që i ka me tender në KEK.

    Në shtator të vitit të kaluar Doganat e Kosovës shpallën tenderin për të angazhuar një firmë për të bërë sigurimin fizik të objekteve të kësaj agjencie. U planifikuan që të shpenzohen 1.4 milionë euro.

    Por, edhe pse kanë kaluar pesë muaj, assesi nuk po arrihet që të nënshkruhet një kontratë. Jo krejt për shkak të veprimeve të Doganave, sa për veprimet që ka ndërmarrë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP).

    Një hulumtim i Gazetës Insajderit për këtë tender ka zbuluar se si rrallë më parë, OShP-ja për një tender ka angazhuar që të bëhet edhe super-ekspertizë, pasi që ekspertiza e parë që bëri eksperti që vet e angazhuan e nxori që konzorciumi “Defence Securiti “ SHPK Rojet e Nderit SHPK” kishte probleme serioze në dokumentacion, dhe po ti jepej tenderi këtij konzorciumi do të paraqiste shkelje të nenit 7 të Ligjit të Prokurimit (LPP).

    Në këtë konzorcium anëtarë është firma “Rojet e Nderit”, për të cilën kompani Gazeta Insajderi ka raportuar ditë më parë.

    Lexo edhe:

    Hulumtimi i Gazetës Insajderi gjeti që sipas Njësia e Auditimit të Brendshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës pati evidentuar një numër të madh parregullsish në tenderët milionësh me kompaninë “Rojet e Nderit” e cila është e angazhuar për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve të KEK-ut.

    Gazeta Insajderi ka arritur që të shoh raportin e auditorit në të cilin janë shkruar shkelje të rënda që kompania e themeluar nga milioneri Kushtrim Krasniqi ka bërë ndaj punëtorëve. Kjo ka bërë që rrogën prej 400 euro, të mos e marrin për muajin janar rreth 300 punëtorë të kësaj kompanie.

    Super-ekspertizë pas ekspertizës- ku e bazoi OShP-ja këtë vendim?

    Për këtë tenderi, sa i përket konsorciumit ku anëtarë janë edhe “Rojet e Nderit”, eksperti i angazhuar nga vet OShP-ja, kishte gjetur probleme serioze në letra. Përmendte shkeljen e nenit 7 të LPP-së që flet për diskriminim në garë për tender.

    ….Marrëveshjet mbi themelimin e grupit ka caktuar Lider te grupit “Defence Securiti “ SHPK ne logon dhe ne emër te Liderit te grupit” Defence Securiti” SHPK Deklaratat Analizat çmimit nënshkruan dhe vulose Kompania “ Rojet e Nderit “.  Pra OE Defender qe i drejtohet Doganës së Kosovës si lider i grupit nënshkruan dhe vulos OE RN gjë qe juridikisht mendoj qe nuk është e pranuare .dhe si e tillë Oferta e grupit të Operatorve Ekonomik Defence Securiti “ SHPK Rojet e Nderit SHPK. Komisioni Vlersues AK Dogana Kosoves gjate vlerësimit nuk e ka vrenjtur për këtë arsye ka bere shkelje te LPP te Neni 7 – Barazia në trajtim / Jo-diskriminimi”, thuhet në ekspertizën e parë.

    Dyshohet se kjo nuk i ka pëlqyer shefave të OShP-së, institucion që drejtohet nga Vjosa Gradinaj-Mexhuani – Kryetare, Vedat Poterqoi  dhe Isa Hasani, anëtarë të Bordit.

    Pa përmendur ndonjë bazë ligjore , OSHP-ja angazhoi një ekspert të dytë.

    “… nuk janë trajtuar të gjitha pretendimet ankimore në mënyrë profesionale dhe paneli shqyrtues ka qenë i obliguar që të angazhojë ekspert tjetër për super-ekspertizë në mënyrë që të i trajtojë pretendimet ankimore që lidhen me aspektin financiar”, është ky i vetmi sqarim që ka dhënë OShP-ja.

    Gazeta Insajderi e ka pyetur OShP-në se cila ka qenë baza ligjore e angazhimit të një ekspertize të dytë, kur puna i është besuar eksperti të parë Driton Fetaj, por deri tash ata nuk janë përgjigjur.

    Të pa kënaqur me ekspertizën e Fetajt,  OShP-ja angazhoi ekspertin Sahit Beqiri.

    Në këtë super-ekspertizë, për të cilën OShP=-ja ende nuk ka dhënë sqarime se më çfarë baze ligjore e bëri dhe se tash a mbetët në fuqi ekspertiza e parë apo e dyta, konstatohet se pothuajse krejt palët kanë të drejtë. Edhe kompaninë që janë ankuar, edhe Dogana që të vazhdoi me vendimin e vet.

    “Duke u bazuar në faktet, sqarimet e lartpërmendura dhe te gjeturat tjera ne këtë raport, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesat e OE ankues të aprovohen si pjesërisht të bazuar, dhe në të njëjtin tender rekomandojmë që të mbete në fuqi vendimi i AK (Doganat e Kosovës) lidhur me këtë aktivitet të prokurimit”, thuhet në raportin e dytë.

    E vendimi i fundit t Doganave të Kosovës, para se të deponoheshin një sërë ankesash në OShP- ka qenë që tenderi ti jepet konzorciumit “Defence Securiti “ SHPK Rojet e Nderit SHPK”.

    Çmimi veç pak më shumë se sa 1 milionë euro.

    Dokumenti ku Dogana e shpall ofertuesin e suksesshëm:

    Ky konzorcium u bë gati që të shpërblehet me këtë çmim ani pse vet Doganat duke pasur parasysh numrin e objekteve e pikave që duhej të ruheshin me roje fizike, vendimet qeveritare për pagën minimale, pagesat jashtë orarit administrativ, fundjavave e ditëve të pushimit kanë koston e vet ekstra, që me tender të shpenzoheshin 1.4 milionë euro.

    Në këtë konzorcium për të cilin super-ekspertiza e OShP-së rekomandon që të shpërblehet me tender nga Doganat, anëtarë është edhe firma “Rojet e Nderit”.

    Në OShP nuk janë përgjigjur as në pyetjet e Insajderit për raportimin e gazetës, bazuar në gjetjet e auditimit të brendshëm të KEK, që e njëjta firmë la pa rrogë 300 punëtorë të saj në kontratën që e ka me këtë korporatë.

    Rreth 300 punëtorë të sigurimit të kompanisë “Rojet e Nderit” patën mbetur pa rroga për muajin janar të këtij viti dhe bllokimi i mjeteve financiare kishte ndodhur për shkak të një raporti të Auditorit të Brendshëm. Auditorët i kanë evidentuar në raportin e tyre shkeljet e rënda që i kanë hasur gjatë monitorimit.

    Sipas raportit, thuhet se kompania e sigurimeve “Rojet e Nderit” ka bërë shkelje të mëdha në kushtet e punës me punëtoret.

    Nder to, janë theksuar për mungesë të numrit të rojeve, mos pagesa e kontributeve pensionale, mos pagesa e shpenzimeve mjekësore, mos pagesa e ndërrimit të natës, gjatë festave e vikendeve e po ashtu edhe të shujtave ditore.

    “Bazuar në të gjitha të gjeturat e përshkruara në raport dhe jo vetëm, duke marrë parasysh se lënda për aktivitetin për Ruajtjen dhe sigurimin e objekteve të KEK-ut gjendet në OSHP më shumë se një vit, pastaj vetëm në vitin 2023 kanë qenë aktive 7 kontrata për të cilat është dashtë të formohen komisione të shumta, angazhime të mëdha, duke filluar nga përgatitja e specifikimeve teknike, vlerësime të ofertave, sqarime në pyetje të kërkuara qoftë nga menaxhimet apo edhe OE, angazhime të stafit të KEK-ut në monitorim të implementimit të kontratave, pagesa të faturave dhe pjesa kryesore që janë shkeljet e shumta në implementim të kontratave, përfshirë numrin e madh të mungesave të rojeve, pastaj diskriminimin e punonjësve rojeve të angazhuara në ruajtjen e pasurisë së KEK-ut për shkak të mos pagesës së kontributeve pensionale, mos pagesën e shpenzimeve mjekësore, shujtat brenda 12 ore me një vlerë prej 2€, pagat e ulta, mos pagesa e orëve të ndërrimit te natës, gjatë vikendeve, festave sipas Ligjit të Punës, pastaj kushtet e vështira në hapësirat ku qëndrojnë, mungesa e rrobave apo mos pajisja me rroba që një kohë të gjatë, etj etj, REKOMANDOHET që i tërë menaxhmenti i KEK-ut, përfshirë edhe BD, të trajton çështjen e Rojeve të sigurimit, për të shikuar të gjitha mundësitë ligjore që të njëjtit të kthehën në KEK”, thuhet në fund të raportit të cilin e ka siguruar Gazeta. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark