×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tensione para zgjedhjeve në Veri- Vuçiq i takon serbët e Kosovës në Rashkë

    Insajderi
    13 April 2023 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

    Siç njofton Presidenca e Serbisë, takimi do të fillojë në orën 12:00 në Rashkë, përcjell Insajderi.

    Në këtë takim do të marrin pjesë anëtarë të qeverisë serbe si dhe kryeministrja, Ana Bërnabiq.

    Serbët në veri të mërkurën mbajtën një marsh në shenjë proteste për plagosjen e një qytetari serb nga Policia e Kosovës. Të njëjttit kanë nisur një peticion me anë të cilit po kërkojnë largimin e forcave speciale të Kosovës nga veriu.

    Për plagosjen e Milan Jovanoviqit reaguan të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, ndërsa katër pjesëtarët e policisë së Kosovës që morën pjesë në incident u ndaluan për 48 orë.

    Ndryshe zgjedhjet lokale në veri të Mitrovicës janë paraparë të mbahen më 23 prill, por për shkak të tensioneve nuk dihet ende nëse do të zhvillohen. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark