×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tensionet në veri, reagon Shefi i EULEX-it

    Insajderi
    24 September 2023 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas tensioneve në veri ku një polic mbeti i vrarë.

    Pietro Barbano, ka thënë se është i tmerruar nga sulmi i dhunshëm kundër Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

    Teksa i ka shprehur ngushëllime të thella familjarëve të policit të vrarë në Zveçan.

    “Të tmerruar nga sulmi i dhunshëm i sotëm kundër Policisë së Kosovës. Ngushëllimet e mia më të thella familjes së policit të vrarë në krye të detyrës. Iu uroj shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur”, ka shkruar ai në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark