×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tentim vrasja ndaj Vali Corleone – Prokuroria jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    11 August 2022 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në orët e para të mëngjesit është plagosur Princ Valentino Corleone. Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të sigurta se 22 vjeçarja që shtiu me armë zjarri në drejtim të tij ishte Anita Syla. Sipas këtyre burimeve, ajo ka qenë duke bashkëjetuar me Vali Corleone tash e një kohë.

    Lëndimet që ka marrë ‘Corleone’ nga shkrepja e armës nga e dyshuar Syla, ishin në pjesën e këmbëve.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Prokurorinë e rastit në Gjilan Isuf Sadikun për ta pyetur lidhur me rastin.

    Sadiku ka thënë se së shpejti pritet të bëhet kërkesa për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarës.

    Motivet që çuan deri te plagosja e Corleones mbeten të panjohura momentalisht.

    “Plagë ka marrë në pjesën e këmbës. Do të bëjmë kërkesë për masën e paraburgimit për të dyshuarën. Motivet e rastit ende nuk dihen, pasi hetimet janë duke vazhduar”, tha prokurori Sadiku.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët janë duke e trajtuar si ‘Vrasje në Tentativë’.

    Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe 40 copë fishekë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark