×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Tentoi t’i ndihmonte të prekurit nga tërmeti me veturën e tij të vjetër, pëson shpërblimi për 40 vjeçarin

    Insajderi
    19 February 2023 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një burrë nga Azerbajxhani është shpërblyer me një makinë të re nga një biznesmen si shenjë vlerësimi për ndihmën ndaj viktimave të tërmetit në Turqi.

    Serveri Besirli u bë viral në rrjet pasi ngarkoi mbi makinën e tij të vjetër materiale ndihme për personat e prekur nga tërmeti shkatërrues.

    Kujtojmë që numri i viktimave nga tërmeti ka kaluar mbi 46 mijë. 40,642 viktima janë konfirmuar në Turqi ndërsa në Siri më shumë se 5,800. OBSH bëri thirrje për ndihma në vlerë prej 1 miliard dollarësh për të mbijetuarit e tërmetit më shkatërrues në historinë moderne të Turqisë.

    Pak ditë më parë kërkoi 397 milionë dollarë për të ndihmuar gati 5 milionë sirianë në zonat veriperëndimore të vendit, të kontrolluara nga rebelët. Ndërkohë, nga fushata e televizioneve turke “Turqia, një zemër”, u mblodhën më shumë se 6 miliardë dollarë për të ndihmuar të prekurit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark