×
  • Sport
  • Sport

    Teoria absurde që po tërbon rrjetet sociale

    Insajderi
    29 December 2022 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga deliri në rrugë për të festuar fitimin e Botërorit të tretë, tek ai përmes rrjeteve sociale. Gëzimi i çmendur në Argjentinë është ende larg qetësimit.

    Në këto orë festimesh, ka nisur të qarkullojë edhe një teori absurde, sipas së cilës Julian Alvarez është “djali i Lionel Messit”.

    Një përdorues i Tik Tok (@esportpool), në fakt, ka filluar të ndajë prova në lidhje me faktin se Julian Alvarez është në të vërtetë “Mateo Messi, djali i dytë i Leo dhe Antonela Roccuzzo, dhe se qëllimi i tij ishte të ndihmonte babain të fitonte Kupën e Botës”.

    Gjithçka buron nga fotoja e famshme e bërë si djalë nga vetë Alvarez, i përqafuar nga idhulli i tij absolut, pikërisht “La Pulga”. Të mendosh se Julian është, në realitet, Mateo Messi është diçka që të ngjall shumë më tepër se një të qeshur, por kjo jep figurën e ekzaltimit të pranishëm në Argjentinë këto ditë…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark