×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tërhiqet Vuçiq: Sot kishim 7,500 trupa në kufi, do të reduktohen në 4,000

    Insajderi
    30 September 2023 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq deklaroi se nuk ka ndërmend të urdhërojë forcat ushtarake që të kalojnë kufirin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve amerikanë për një rritje trupash në kufij me Kosovën.

    Vuçiç për  Financial Time  tha se një përshkallëzim i konfliktit do të ishte kundërproduktiv për aspiratat e Beogradit për në BE.

    Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin?” ka thënë Vuçiq. “Cila do të ishte ideja? Për të shkatërruar pozicionin tonë që kemi ndërtuar prej një viti? Për ta shkatërruar këtë brenda një dite? Serbia nuk do luftë”, th ai.

    Alarmin e situatës nga SHBA-ja, Vuçiq e ka quajtur si të “pabazuar”, madje duke eskaluar me gjuhë për ta quajtur alarmin amerikan si “gënjeshtër të pastër”.

    Vitin e kaluar kemi pasur 14,000 burra pranë vijës administrative, sot kemi 7,500 dhe do ta reduktojmë në 4,000. “Dërgimi i trupave nga Serbia në vijën administrative është një gënjeshtër e pastër. . . Serbia nuk do të përfitonte prej saj pasi kjo do të rrezikonte pozicionin e saj në bisedimet e sponsorizuara nga BE-ja me Prishtinën”, deklaroi Vuçiq.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark