×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Tërmeti në Lushnje, 18-vjeçari vdes nga paniku

    Insajderi
    15 January 2024 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e para të mesnatës së 13 janarit ka rënë tërmet në Lushnjë, Shqipëri.

    Sipas mediave lokale, si pasojë ka ndërruar jetë një 18 vjeçar.

    Daniel Rika, nga fshati Çinar humbi jetën në përpjekje për të dalë nga banesa.

    Familjarët e të ndjerit shprehen se i riu nga paniku u rrëzua në momentin që tentoi të dilte jashtë banesës dhe pësoi atak kardiak. Ai mësohet se kishte probleme shëndetësore.

    “Ka qenë pak i sëmurë, ra tërmeti e ëma e zgjoi nga gjumi për të dalë jashtë, i ka rënë infarkt. Pas tërmetit e kanë ngritur djalin se ra tërmet dhe për momentin djali është ngritur, është trembur dhe i ka rënë infarkt”, kanë deklaruar familjarët.

    Trupi i të riut është dërguar për ekspertizë në spitalin e qytetit të Lushnjës.

    Shumë qytetaë dolën jashtë pas lëkundjeve të para.

    Qendra Sizmologjike raporton se tërmeti i regjistruar ne orën 00.12 minuta ishte me magnitudë 4.3 sipas shkallës Rihter, dhe me epiqendër në Shalës të Elbasanit.

    Pas 7 minutash pati sërish tërmet, por kësaj radhe i shkallës 2,6 Rihter, po me epiqendër fshatin Shalës.

    Tërmeti u ndje edhe në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark