×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Tërmeti në Turqi dhe Siri, numri i viktimave shkon në 50 mijë

    Insajderi
    24 February 2023 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën prej 50 mijë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga të dy shtetet.

    Tërmetet e 6 shkurtit – prej 7.8 dhe 7.5 ballësh – kanë marrë jetën e 44 mijë e 218 personave në Turqi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, që ka cituar agjencinë shtetërore të fatkeqësive.

    Në Sirinë fqinje, numri i viktimave deri më tani është 5 mijë e 900.

    Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar mbi 9 mijë pasgoditje.

    Pothuajse 530 mijë persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark