×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tërmkolli: Mëshoj Albin, çka po pret

    Insajderi
    14 June 2023 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

    Në llogarinë e saj në Facebook, Tërmkolli i është drejtuar kryeministrit Kurti, shkurtë, duke i thënë “Mëshoj Albin, çka po pret?!”.

    Ndërkohë që sot janë kidnapuar tre policë kosovar nga policia serbe. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Kurti i cili ka thënë se dyshon që të tre zyrtarët policorë janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, teksa shtoi se po e sheh si shenjë hakmarrjeje pas arrestimit të Millun Millenkoviq – Lune, të dyshuarit për sulm ndaj policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë”, deklaroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark