×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tesla fton pronarët e 321 mijë veturave t’i dërgojnë për servisim, për shkak të problemeve me dritat e pasme

    Insajderi
    23 November 2022 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prodhuesi amerikan i vetura elektrike Tesla, i ka bërë thirrje pronarëve të 321 mijë vetura të tilla që janë në SHBA, t’i dërgojnë për servisim, për shkak të një problemi të shfaqur në dritat e pasme, raporton Reuters.

    Kompania me seli në Teksas, ka njoftuar se kjo tërheqje e përkohshme nga trafiku përfshin veturat Model 3 dhe Model Y, transmeton Telegrafi.

    Nga Tesla kanë bërë të ditur se azhurnimi duhet bërë, për të shmangur problemin me dritat e pasme.

    Kjo nuk është hera e parë që veturat elektrike nga Tesla tërhiqen përkohësisht nga tregu, për shkak të defekteve të ndryshme që janë shfaqur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark