×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi për akuzat e Dick Martyt: Mund ta ftojë për dëshmi Nanon, Meidanin, Majkon, Berishën e Metën

    Insajderi
    26 October 2020 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Kosovës ka folur sërish rreth intervistimit të tij nga prokurorët e Prokurorisë së Specializuar, duke thënë se asnjëherë nuk është pyetur për trafikim organesh, në të cilin përmendet në raportin e neatorit zviceran Dick Marty.

    Por, për këto akuza të Martyt, kreu i shtetit të Kosovës, u ka bërë ftesë krerëve dhe ish krerëve të Shqipërisë që të ngritin zërin dhe të kundërshtojnë këto akuza, sepse i mveshën e shtetit shqiptar.

    Sipas Thaçit, krerët e institucioneve në Shqipëri, duhet t’iu drejtohen institucioneve ndërkombëtare, sidomos Këshillit të Evropës për të sqaruar këto akuza.

    “Njerëzit që kanë qenë atëherë në krye të institucione dhe në opozitë duhet të flasin, nëse ka pasur trafikim organës, po ose jo, nëse ka pasur shtëpi e verdhë, po ose jo, nëse ka pasur kampe të përqëndrimit apo jo. Organet e Shqipërisë duhet t’iu drejtohen organeve ndërkombëtare, Këshillit të Evropës”, ka thënë Thaçi në Real Story.

    Madje, ish-kreu politik i UÇK-së tha se si i dyshuar lehtë mund t’i ftojë si dëshmitarë ish krerët e Shqipërisë.

    “Unë si një nga të dyshuarit fare lehtë mund ta ftojë për dëshmi, kryeministrin Fatos Nanon, ish-presidentin Rexhep Meidani, kryeministrin Pandeli Majko, liderin e opozitës Sali Berisha, Ilir Metën që ka qenë zëvendëskryeministër, ata kanë dijeni për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në Shqipëri”, ka thënë Thaçi.

    I pyetur pse nuk është bërë kjo deri me tani, presidenti Thaçi tha se ka munguar në këtë kohë një harmonizim i qëndrimeve mes gjithë këtyre akterëve. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark