×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Po të mos isha unë treni do të futej në Kosovë

    Insajderi
    18 January 2017 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se po të mos ishte ai, treni ilegal i Serbisë do të futej në Kosovë.

    I pyetur direkt nëse treni do të futej në Kosovë po të mos ishte ai, presidenti është përgjigjur prerazi.

    “Po do të futej”, ka thënë Thaçi në emisionin “Komiteti”.

    Ai më pas, e ka zbutur fjalorin duke thënë se vendimi për ndalimin e trenit është marrë edhe pas diskutimeve që ka bërë me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

    “Nuk them me çka ka qenë e nxanun, por neglizhencë ka pasur. Vet kryeministri ka thirrë në zyrën time, kemi diskutu dhe jemi konsultu dhe janë marrë vendime ligjore”, ka thënë Thaçi./Insajderi.com

    Lexoni në Insajderi edhe #DosjaGrande

    [arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=jMGxdadMk-s&list=PLIKGlbXyvgfjg89cYApXRQ78Ul9rI_sNM”/]

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark