×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Thaçi sot s’po e gëzon lirinë, por vepra e tij jeton”

    Insajderi
    17 February 2024 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kujtuar se ka qenë Hashim Thaçi ai që më 17 shkurt 2008 e ka shpallur pavarësinë e Kosovës.

    “16 vite më parë Hashim Thaçi në emër të popullit të Kosovës i prezantoi kuvendit të Kosovës deklaratën e pavarësisë përmes të cilës shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”, ka thënë Tahiri.

    Tahiri thotë se Thaçi që shpalli pavarësinë, sot nuk e gëzon lirinë e Kosovës, megjithatë thotë se vepra e tij jeton dhe se sot në Kuvend po festohet vepra historike e Hashim Thaçit.

    “Ai që lexoi këto fjalë, nuk e gëzon lirinë e Kosovës, por vepra e tij jeton, prandaj sot jemi mbledhur që ta festojmë këtë vepër të tij historike”, ka thënë Tahiri,.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark