×
Show

Thanë se kishte nisur një lidhje me reperin e famshëm, këngëtarja shqiptare bën deklaratën që nuk pritej

Insajderi
04 November 2019 - 11:31
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kanita, një nga vajzat më të talentuara shqiptare e cila fillimisht u bë e njohur nga kompeticionet muzikore për fëmijë, është tani një nga artistet më premtuese.

Sot 19 vjeç, Kanita po tenton tregun ndërkombëtar pas suksesit të jashtzakonshëm të këngës “Yale” me artistin Yaar, që për disa javë nga publikimi, ka arritur më shumë se 1.3 milion klikime në Youtube.

Mirëpo, më mirë me Kanitën u prezantuam pikërisht këtë të shtunë teksa ishte e ftuar në “Shiko kush Luan”.

Përveç jetës artistike, nuk dinim thuajse asgjë për jetën e saj private. Në lojërat që ajo u përfshi, arritëm ta njihnim pak më tepër, detaj që me siguri ka lumturuar fansat e saj.

Në rubrikën e ‘karamele dhe dënime’ zhvilluar posaçërisht në natën speciale të “Halloween” në “Shiko kush Luan”, Kanita preferoi t’i përgjigjej pyetjes ngacmuese të realizuar nga gazetarët e emisionit. “Në çfarë moshe e ke dhënë puthjen e parë?” – shkruhej në pyetje dhe këngëtarja pa ngurruar gjatë, u përgjigj: “Ende nuk e kam dhënë…”.

Me siguri, Kanita është duke u fokusuar tek karriera për momentin duke dashur që të jetë muzika fokusi i saj kryesor dhe kështu do të mendojë pak më vonë për ‘princin e kaltër’ apo siç e themi më thjeshtë, të duhurin. Gjithashtu këngëtarja e mohoi lidhjen me reperin e famshëm S4mm.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark