×
  • Sport
  • Sport

    Thellohet edhe më shumë skandali i Juventusit, nën hetim disa transferime me Atalantën dhe Udinesen

    Insajderi
    24 February 2023 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skandali i plusvalencave te Juventusi duket se është kthyer në një çështje pa fund. Faktet e publikuara deri më tani detyruan gjykatën italiane që të dënonte klubin bardhezi me 15 pikë të hequra në Serie A, si dhe duke pezulluar drejtuesit kryesorë të “Zonjës së Vjetër”.

    Por nëse në fillim u krijua ideja se kjo çështje po shkonte drejt përfundimit, fakte të tjera kanë dalë në dritë për të thelluar edhe më shumë skandalin dhe për të rënduar situatën e bardhezinjve.

    Rreth 1 muaj përpara seancës së radhës gjyqsore që do të mbahet për parregullsitë në bilancet e Juventusit, janë ngritur akuza të reja për shifra fiktive në transferimet e disa lojtarëve. Më specifikisht, marrëveshje që Juventusi ka bërë me Udinesen dhe Atalantën për transferimin e Mandragora, Mattiello, Muratore, Caldara dhe Romero.

    Tratativa që po hetohet më shumë është ajo me Udinesen ku Rolando Mandragora pas dy vitesh në Torino u ble nga Udinese për 20 milionë euro, ku Juventusi përfitoi rreth 13.7 milionë euro plusvalenca. Më pas po i njëjti lojtar u ble sërish nga Juventusi këtë herë për 10 milionë euro plus 6 të tjera në formë bonusesh, por u la në formë huazimi te skuadra nga Udine. Sipas hetuesve një lëvizje e tillë në merkato i ka lejuar Juventusit të maskohet dhe në buxhetin e vitit 2019 e vendosi si plusvalencë duke fshehur si një borxh prej 26 milionë eurosh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark