×
  • Lajme
  • Aktuale

    Therje me thikë në një autobus në Prishtinë, plagoset një 17-vjeçar

    Insajderi
    18 November 2020 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 17-vjeçar është lënduar pasditen e sotme pasi derisa ishte në autobus është therur me thikë nga një person tjetër.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    Rasti ka ndodhur në një autobus që ndodhej në rrugën “Adem Ramadani” në Prishtinë.

    “Rreth orës 17:00 është raportuar një rast Lëndim Trupor ( therje me thikë) në një autobus i cili ndodhej në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (mashkull rreth 17 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark