×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Thirrja e imamit për ndërprerje të grevës në arsim, Syla: Hoxha e mori këtë detyrë sepse VV i ka 11 islamikë brenda

    Insajderi
    27 September 2022 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka mbajtur sot një konferencë për media në lidhje me grevën në arsim. Ai ka bërë thirrje SBASHK-ut që të ndërpresë grevën në arsim. Pas kësaj konference ka reaguar gazetari, Valon Syla, shkruan Insajderi.

    Syla thotë se hoxha e ka marrë këtë detyrë pasi që Vetëvendosje i ka 11 islamikë brenda në parlament.

    “Paska folë për protesta dhe për Qeveri se çka duhet me bo me greva në arsim SBASHKu dhe Albin Kurti. Po flet sikur Akademia e Shkencave në vendeve komuniste, e sidomos ata në Serbi që dalin me skenar-zgjidhje. Por te na Hoxha e ka marrë këtë detyrë se i kanë 11 islamikë brenda VV’së në Parlament si deputetë e që me ata koketon, politizon me këto deklarata, se as ata stë ngojnë më…”, ka thënë Syla.

    Ndërkohë, ai kërkojë të di nga myftiu se përse nuk foli për rastet e dhunimit të të miturave.

    “Por nuk foli Tërrnava për asnjë dhunim të miturve, dhe asnjë rast e fatkeqësie kohëve të fundit. Ashtu qysh nuk foli për asnjë dëm që grupet islamike i bënë Kosovës jashtë e brenda vendit”, ka shkruar ai.

    Gazetari tutje shprehet se “nevojën për protagonizëm mos e shëroni me politikë, boll i keni xhamiat. Skeni ekspertizë as për politika as për arsim. Lenani rahat qaty”.

    Në anën tjetër, myftiu Naim Tërnva ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës i mbështetë kërkesat e mësimdhënësve, por se greva duhet të ndërpritet sa më parë.

    “Ne mbështesim kërkesën e tyre për pagë të dinjitetshme. Thërras SBASHK-un për hir të misionit që bartin mbi vete, sot ta ndërpresin grevën, po ashtu edhe sindikatën e shërbyesve civilë. Të drejtat e tyre sindikale t’i kërkojnë përmes dialogut social. Apeloj te të dy udhëheqësit e sindikatave që në këto momente të tregohen të mençur dhe të urtë. Është koha për unitet veprues”, pohoi Tërnava.

    Ai gjithashtu i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ta miratojë sa më parë Ligjin e Pagave.

    “Gjithashtu i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës e Kuvendit që ta miratojë sa më parë Ligjin e Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e grevistëve. Mbes me shpresë që nesër mësuesit t’i kemi në bankat shkollore”, tha ndër të tjera Tërnava në një konferencë për media”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark