×
  • Lajme
  • Lajme

    Thirrja e LDK-së në Gjilan

    Insajderi
    19 November 2017 - 07:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dega e Lidhjes Demokratike në Gjilan ka nxjerrë një apel për qytetarët e këtij qyteti, i cili sot voton në raundin e dytë të zgjedhjeve.

    “Votoni në mënyrë masive e solemne për të ardhmen tuaj”, nis apeli i kësaj partie në Gjilan.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan fton qytetarët që të dalin në mënyrë masive për ta shprehur vullnetin e tyre të lirë përmes votës dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë për zhvillim të Gjilanit, e për mirëqenien e tyre”, thuhet më tej në komunikatën e lëshuar për media.

    “LDK vlerëson se gjilanasit gjithmonë kanë ditur të rreshtohen në rrugë të drejtë dhe në mënyrë solemne ta shprehin vullnetin e tyre përmes votës, që është bazike për fuqizimin e demokracisë në vend”, përfundon apeli i LDK-së në Gjilan drejtuar qytetarëve të vet./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark