×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Thirrje për protestë pranë Prokurorisë – kërkohet lirimi i dy aktivisteve

    Insajderi
    02 December 2022 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për protestë pranë Prokurorisë së Shtetit, me shkas lirimin nga paraburgimi të dy aktivisteve, Neri Ferizi dhe Anita Mjeku, shkruan Insajderi.

    Sipas tyre ky ndalim është jo legjitim e i pa pranueshëm.

    Protesta pritet të mbahet nga ora 17:00.

    Njoftimi i plotë:

    THIRRJE PËR PROTESTË PRANË PROKURORISË SË SHTETIT: LIROJINI AKTIVISTET, NERI FERIZI DHE ANITA MJEKU

    Sot, ora 17:00, Prokuroria e Shtetit

    Aktivistet feministe, Neri Ferizi dhe Anita Mjeku janë ndaluar në mbajtje 48 orë me urdhër të Prokurorisë. Ne e konsiderojmë si jolegjitime dhe të papranueshme, mbajtjen e aktivistes Ferizi dhe e lexojmë si tentativë të shtetit për ta heshtur rezistencën feministe në Kosovë.

    Institucionet të cilat i lënë të lirë kriminelët burra që dhunojnë dhe kanosin gratë, nuk kanë legjimitet për të burgosur aktivistet që kundërshtojnë papërgjegjësitë institucionale që po i vrasin gratë.

    Në kundërshtim të mbajtjes së shoqeve tona në çeli dhe përndjekjen e aktivisteve tjera nga Prokuroria, ne iu ftojmë të na bashkangjiteni sot nga ora 17:00 në protestë pranë Prokurorisë së Shtetit për të kërkuar lirimin e Neri Ferizit dhe Anita Mjekut dhe mos-përndjekjen e aktivisteve feministe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark