×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Thoshte se mbulimi i femrës është traditë arabe – Hoxhë Gashi sot shfaqet me bashkëshorten e mbuluar

    Insajderi
    11 May 2023 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kohë më parë hoxha Drilon Gashi deklaronte se mbulimi i femrës është traditë arabe dhe nuk ka asgjë të bëjë me fenë myslimane. Potenconte se traditat arabe po shiten si fe në Kosovë.

    Ndërkohë, ai sot ka publikuar një fotografi me bashkëshorten e cila shihet se është e mbuluar.

    Publikimi i fotografisë erdhi pas raportimit të mediave se Gashi dyshohej për keqtrajtim të gruas.

    Gashi, gjatë vitit 2018 dyshohet se kishte rrahur bashkëshorten e tij. Për këtë vepër, ai ishte gjykuar nga Gjykata Themelore në Pejë e cila i kishte shqiptuar vërejtje gjyqësore.

    Bazuar në aktakuzë, pas një mosmarrëveshje ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas duke e goditur me grusht dhe me dru, si pasojë viktima kishte përfunduar me lëndime trupore.

    Këshilltari i Konjufcës rrahu gruan me dru, a do të shkarkohet? Flasin për Insajderin nga kabineti i kryekuvendarit

    Gjykata Themelore e Pejës e kishte mbyllur rastin me një vërejtje gjyqësore duke u bazuar në rrethanat lehtësuese si pendimi, pajtimi me gruan dhe gjendja e rëndë ekonomike që ia pamundësoi pagimin e gjobës.

    “Në shqyrtimin fillestar i pandehuri- pasi që paraprakisht i është lexuar aktakuza, është njoftuar me të drejtat dhe detyrimet procedurale, dhe pasojat e pranimit, përkatësisht mos pranimit të fajësisë. Drilon Gashi ka pranuar fajësinë dhe ka manifestuar keqardhje për atë se çfarë ka ndodhur. Këtë pranim të fajësisë, gjyqtari pasi që paraprakisht ka e ka marrë pëlqimin nga pakurori i shtetit dhe të dëmtuarës, i bindur se pranim-fajësinë i pandehuri e ka bërë ashtu siç e parasheh ligji – vullnetarisht pa u ndikuar nga askush dhe në asnjë mënyrë, e ka pranuar”, thuhekj në vendim.

    Gashi, 4 vite më parë ishte shkarkuar nga puna si imam i xhamisë “Nur” në Vitomericë të Pejës. Ndër arsyet e shkarkimit të tij ishte kontraversiteti gjuhësor që nuk përkon me Islamin. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark