×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Ti fluturon me dallëndyshet”- poezi nga Yllka Domi, poete dhe dëshmore

    Insajderi
    08 May 2023 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ti fluturon me dallendyshet

    Një ditë qdo gjë do të ndryshojë
    Do të vish të luash me veten
    E do të këndosh në duet me heshtjen
    Do të jetosh me kujtimin në ballë
    E do të thërrasësh me zë, ‘ ç’u bë vallë?’.

    Do të kërkosh për veten shpëtim
    E sdo të gjesh kund emrin tim
    Jetonim ne të dy në gjethe të trëndafilit
    duke shijuar erën e tij
    Jetonim bashkë me këngën e bilbilit,
    Por në fund na therrën gjembat e tij.

    Shpresuam se deri në vdekje do të jemi bashkë
    Por ajo jetë që ne e ëndërruam nuk ishte e gjatë
    Ajo zgjati vetëm të paktët muaj,
    E për këtë gjë unë tani po vuaj.

    Tani jemi të vdekur për njëri tjetrin
    Fluturojmë në qiell për një jetë tjetër
    Fluturojmë të dy,por shumë larg njëri tjetrit
    E të dyve na shoqrojnë valët e detit.

    Ti fluturon bashkë me dallëndyshet
    Fjalët që i dha tani po vyshken
    E mua më thërrasin skifterët
    Por unë s dua të fluturoj me ta,
    E ti këndoj ninullat.

    S’do të jemi më bashkë
    Jeta jonë mbaroi
    A do të jetojmë te lulet apo te zjarri?
    S’di për njëri tjetrin
    A do të na marrë malli?

    Yllka Domi u lind me 17.06.1981 në Gjakovë dhe u vra në 7 Maj 1999 në moshën 17-vjeçare. Ajo ka qenë një poete dhe shkrimtare që në moshën 12-vjeçare. Poezia e saj ‘Ti fluturon me dallendyshet’ është mjaftë e njohur. Ajo e ka shkruar këtë poezi shumë pak kohë para se të rreshtohej në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark