×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    TKK dha premierën e shfaqjes “Ditë vere”

    Insajderi
    16 October 2023 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teatri Kombëtar i Kosovës mbrëmë dha premierën e shfaqjes “Ditë vere”.

    Aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës mbrëmë u shfaqën para publikut në ambientin e hapur të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke sjell kështu shfaqjen e radhës në një tjetër dimension të artit teatral.

    Në rolet kryesore luajtën artistët Andi Bajgora, Art Pasha, Era Balaj, Lumnije Sopi, Veton Osmani, Adhurim Demi dhe Naim Berisha, të shoqëruar nga instrumentistët nga Filharmonia e Kosovës, Meriton Ferizi dhe Aurora Kabashi, të cilët na dërguan në një rrugëtim emocional.

    “Ditë Vere” me autor Sllavomir Mrozhek dhe regjisor Kaltërim Balaj, u ndoq nga ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, artistë e artdashës të shumtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark