×
  • Sport
  • Sport

    Topalli ndërron skuadër, por qëndron në Turqi! Sulmuesi nga Kosova zyrtarizohet te Manisa

    Insajderi
    30 August 2023 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jetmir Topalli është larguar nga skuadra e deritanishme Istanbulspor që bën pjesë në Superligën e Turqisë.

    Sulmuesi kosovar nuk ishte në planet e skuadrës së tij dhe largimi ishte i pashmangshëm duke prishur kontratën.

    Por menjëherë Topalli ka gjetur skuadër të re dhe ka mbetur pjesë e futbollit turk.

    Ish-anëtari i Ballkaint karrierën do ta vazhdoj te skuadra turke Manisa ku drejtor sportiv është Nderim Nexhipi.

    25-vjeçari është prezantuar tanimë nga Manisa, por që nuk janë dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës.

    Manisa bën pjesë në Ligën e Parë të Turqisë, derisa në tre ndeshjet e para ka grumbulluar shtatë pikë ku qëllimi i klubit është të futen në elitën e futbollit turk. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark