×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tornado e fuqishme godet Teksasin: Të paktën tre të vdekur, 50 të plagosur dhe 200 shtëpi të shkatërruara

    Insajderi
    16 June 2023 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një tornado e fuqishme goditi Perryton, Teksas, duke vrarë të paktën tre persona dhe plagosur rreth pesëdhjetë.

    Departamenti lokal i zjarrfikësve thotë se tornado ndoshta shkatërroi rreth 200 shtëpi.

    Shefi i Zjarrfikësve të Perryton, Paul Dutcher tha për CNN se shumica e personave të zhdukur janë gjetur dhe se vetëm një person është ende në kërkim.

    Nga tre viktima, dy u vranë në qendër të qytetit dhe personi i tretë në një parking për kamiona në verilindje të vendit, tha Dutcher.

    Xcel Energy deklaroi se Perryton është pa energji ndërsa shteti i Teksasit dhe zonat përreth po dërgojnë ndihma.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark