×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Trafiku Urban i premton qytetarit me aftësi të kufizuara se do t’i bëjnë zgjidhje për qasje në autobus

    Insajderi
    10 January 2024 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mëngjesin e sotëm, qytetari Leo Berisha është shprehur i mllefosur me Trafikun Urban, për shkak që autobusët e tyre nuk ofrojnë qasje për personat me aftësi të kufizuara. Qytetari tha se kjo gjendje e krijuar po e detyron atë ta lë punën.

    Berisha ka publikuar edhe një video ku shihet që autobusi i Trafikut Urban ndalohet 1 metër larg trotuarit.

    Shqetësimit të qytetarit Berisha iu është përgjigjur Trafiku Urban. Në postimin ku Berisha shprehu mllefin, faqja zyrtare e Facebook-ut të Trafikut Urban e ka njoftuar Berishën se janë marr masat e nevojshme pas pranimit të videos që ai ka paraqitur sot.

    I nderuar Leo, edhe njëherë ju përcjellim keqardhjen tonë që edhe sot nuk kemi arritur të plotësojmë kërkesat tuaja, sidoqoftë, të jeni i sigurt që shqetësimet tuaja janë adresuar para dy javësh dhe janë marrë masat e nevojshme, menjëherë pas pranimit të videos që e keni paraqitur edhe sot”, tha Trafiku Urban.

    Tutje, nga Trafiku Urban thanë se gjatë vitit 2024 pritet që implementohen projekte ku përfshihen lehtësira për persona me aftësi të kufizuara

    Këto projekte përfshijnë lehtësira për persona me aftësi të kufizuara, siç është implementimi i sistemit me zë dhe monitorëve në autobusët tanë, si dhe shenjëzimet adekuate për grupet në nevojë. Duke pasur në ndërmarrje persona me aftësi ndryshe, ne kemi përfunduar projektin e pllakave taktile dhe kjo tregon që me vizionin e ri jemi të përkushtuar për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të përmirësuar shërbimet dhe për të siguruar një transport më efikas për të gjithë“, thuhet në përgjigjen e Trafikut Urban, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark