×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tragjedia në “festën e zbulimit të gjinisë së fëmijës”, momenti kur aeroplani rrëzohet përpara mysafirëve në Meksikë (VIDEO)

    Insajderi
    03 September 2023 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një festë për zbulimin e gjinisë u kthye në një tragjedi pasi një aeroplan i vogël u rrëzua dhe si pasojë piloti gjeti vdekjen përpara mysafirëve.
    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çifti i lumtur po festonte shtatzëninë e tyre me familjen dhe miqtë në Sinaloa, Meksikë, dhe kishte angazhuar një aeroplan të vogël për të fluturuar pranë dhe për të hedhur pluhur ngjyrë rozë ose blu për të treguar gjininë e foshnjës së tyre.

    Ndërsa aeroplani iu afrua nënës dhe babit të ardhshëm, të cilët po qëndronin pranë një tabele, lëshoi tym rozë – duke treguar se ata do të kishin një vajzë.

    Pas kësaj shpërthyen thirrjet dhe brohoritjet teksa çifti u puth nën “mbetjet” rozë më 2 shtator.

    Por në të njëjtin moment, aeroplani Piper PA-25-235 Pawnee papritmas pati telashe.

    Ai vazhdoi të dilte jashtë kontrollit, duke kaluar palmat në sfondin e momentit idilik të çiftit në qytetin e San Pedro, Sinaloa.

    Para se të kuptonin tragjedinë që kishte ndodhur, çifti vazhdoi të përqafohej ndërsa familjarët i uronin.

    Luis Angel N., 32 vjeç, ishte piloti dhe personi i vetëm në aeroplanin e vogël, raportojnë mediat lokale. Ai u gjet i shtrirë në rrënoja pas përplasjes.

    Ai u dërgua me urgjencë në spital ku fatkeqësisht vdiq, sipas Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark