×
  • Sport
  • Sport

    Tragjike!! Djali i Lebron James pëson atak kardiak në stërvitje

    Insajderi
    25 July 2023 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bota e sportit në SHBA është tronditur nga një lajm i papritur dhe shumë i rëndë. Djali i parë i LeBron James, Bronny James edhe pse vetëm 18 vjeç, është goditur nga një atak kardiak ditën e djeshme ndërsa po stërvitej me skuadrën e tij.

    Lajmin e bën të ditur faqja e specializuar e VIP-ave amerikanë, TMZ, sipas së cilës, ndihma e shpejtë mjekësore dhe transportimi i adoleshentit në spital i shpëtuan atij jetën.

    Për momentin ai nuk është në terapi intensive dhe gjendja është e qëndrueshme. Një zëdhënës i familjes James kërkon që publiku dhe mediat të respektojnë privatësinë e familjes në këto momente të vështira.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark