Kandidatja e IQ “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” (IQ LDM), Rada Trajkoviq, e akuzoi Listën Serbe për udhëheqjen e një “fushate të ndyrë” dhe kufizimin e lirisë për opsionet tjera politike për komunitetin serb. Ajo thotë se ekziston një “errësirë mendore” midis serbëve në Kosovë dhe se suksesi i opsionit të saj politik varet pikërisht nga thyerja e kësaj errësire. Kjo parti do të bashkëpunojë me të gjitha opsionet politike që do të zgjidhen nga shqiptarët e Kosovës, tha Trajkoviq, por gjithashtu paralajmëroi mundësinë e krijimit të një koalicioni me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.
Në pyetje se çfarë janë pritjet nga zgjedhjet dhe a do të fiton dhe sa vende në Kuvend opsioni i saj politik, Trajkoviq ka thënë se në Kosovë ekziston “një errësirë mendore” te serbët, dhe shtoi se serbët varen pikërisht nga thyerja e kësaj errësire mendore.
“Në atë moment kur presidenti i Serbisë e dorëzon Veselinoviqin, Radoiçiqin dhe Bojiqin Kosovës, errësira nga popullata serbe do të zhduket në kuptim të asaj që nënkupton njëmendësi, dhunë dhe kufizim lirie për serbët në të shprehurit, deri atëherë ne do të jemi dëshmitarë të këtij realiteti dhe gjendjeje”, ka thënë Trajkoviq.
Dhe kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me opsione të tjera politike pas zgjedhjeve, Trajkoviq ka thënë se ajo do të bashkëpunojë para se gjithash me çdo parti të zgjedhur ligjërisht nga shqiptarët në Kosovë.
Ajo gjithashtu e sheh si një mundësi lidhjen e marrëveshjes së koalicionit pas-zgjedhor me Vetëvendosjen.
“Unë mendoj se z. Kurti dominon në atë nivel për sa i përket mbështetjes midis shqiptarëve dhe normalisht, z. Kurti nuk mund ta bëjë këtë vetëm, kështu që ka shumë gjasa të ketë një koalicion në të ardhmen”, shtoi Trajkoviq./Insajderi.org.