×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Trajkoviq lirohet nga spitali: Maska “pro-evropiane” e regjimit serb ka rënë, tani të gjithë e dimë me kë kemi të bëjmë

    Insajderi
    17 December 2022 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rada Trajoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur se të shtunën është liruar nga spital për mjekim në shtëpi.

    Trajkoviq ka kritikuar në Twitter Qeverinë e Serbisë, duke thënë se nuk priste më mirë nga regjimi.

    Sipas saj, maska pro-evropiane e regjimit ka rënë.

    “Përshëndetje, njerëz të mirë. Mëngjesin e sotëm në orën 06:00 dola nga spitali për mjekim në shtëpi. Faleminderit secilit prej jush që luftuat për mua. Kjo më bëri më të fortë. Faleminderit të gjithë aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi që me vendosmëri folën për torturën. Ata u treguan njerëz të mrekullueshëm! Nuk prisja më mirë nga regjimi. Ditët e fundit kanë ekspozuar fytyrën e tyre të vërtetë. Maska ‘pro-evropiane’ ka rënë dhe ne të gjithë e dimë tani me kë kemi të bëjmë: njerëz që urrejnë patologjikisht kundërshtarët dhe abuzojnë me ligjin për të shkatërruar këdo që i pengon, qoftë serb, shqiptar, kroat. .. Nëse kjo më ka ndodhur mua, të cilin publiku e njeh mirë si dikë që ka 20 vjet që lufton për serbët në KS, atëherë e njëjta gjë mund t’i ndodhë kujtdo”, ka shkruar Trajkoviq.

    Ajo ka shtuar se regjimi ka humbur të gjithë kuptimin e asaj që është e pranueshme në Evropën moderne.

    Trajkoviqit i është rënduar gjendja shëndetësore teksa gjendej në ndalim në pikën kufitare në Merdar dhe është transferuar me ambulancë në spitalin e Prokuples.

    Trajkoviqi është ndaluar të enjten nga policia serbe në pikën kufitare me Kosovën dhe që nga mbrëmja e të premtes nuk i është lejuar të hyjë në vend.

    Politikania serbe që është kritike ndaj politikës së Beogradit zyrtar, ka treguar se të enjten, rrugës nga Serbia për në Kosovë, për një takim të caktuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare Merdar. Sipas saj, aty është mbajtur për katër orë, pa asnjë arsyetim apo shpjegim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark