×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Trajkoviq me akuza: Kurti dëshiron sa më shumë për shqiptarët, Haradinaj ka bërë shumë që të mos ketë serbë në Kosovë

    Insajderi
    22 February 2023 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilltarja në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Rada Trajkoviq, ka pasur kritika ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se qëllimi i tij është të punojë vetëm me shqiptarë, derisa tha se serbët e Kosovës “u kanë mbijetuar dy spastrimeve të mëdha etnike” ku edhe akuzoi Ramush Haradinajn “se ka bërë shumë” që të mos ketë serbë në Kosovë.

    “Është e vërtetë që ka pasur krime ndaj shqiptarëve gjatë shtetit tonë, por ne u kemi mbijetuar dy spastrimeve etnike, projektet multietnike nuk mund të bëhen derisa sa esktremistët qëllojnë mbi serbë. Kurti nuk e lejon e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ai po kryen projektin e tij, Ramush Haradinaj ka bërë shumë prandaj edhe ka kaq pak serbë në Kosovë”, ka thënë Rada Trajkoviq për “Kosovo-Online”, përcjell Insajderi.

    Kujtojmë se Rada Trajkoviq është emëruar këshilltare politike e Nenad Rashiq, pasi ky i fundit u emërua ministër nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Emërimi i tij erdhi pas dorëheqjes së ish-Ministrit Goran Rakiq nga Lista Serbe./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark