
Adnan Januzaj nuk arriti të lë përshtypje të mirë në Bundeligë sepse nuk e përjetoi mirë largimin nga Manchester United. Kështu thotë trajneri i Borussia Dortmund, Tomas Tuschel, që për disa muaj e kishte nën urdhra talentin kosovar me nënshtetësi belge
Januzaj bëri vetëm gjashtë paraqitje si zëvendësues dhe tre të tjera si startues me Dormundin, para se ekipi i njohur gjerman ta ndërpriste huazimin e tij në gjysmë të sezonit, raporton Sky Sport.
Tomas Tuchel i cili e morri drejtimin e ‘bletëve’ në verë të këtij viti pas largimit të Jurgen Kloppit, nuk ishte i kënaqur me përkushtimin e Januzaj-t gjatë kohës së tij në Dortmund.
“Ai nuk u lidh tërësisht me skuadrën. Ai krahasonte çdo gjë me kohën e tij te Manchesteri,” tregon trajneri Tuchel, shkruan Insajderi
Futbollisti me origjinë shqiptare është rikthyer nën urdhrat e Van Gaal në United, dhe ka bërë vetëm një paraqitje, atë në humbjen 0-1 ndaj Southamptonit në ‘Old Trafford’./Insajderi.com