×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trazirat në Kapitol, policët dëshmojnë mes lotëve tmerrin e përjetuar

    Insajderi
    28 July 2021 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dëshmi emocionuese në seancën e parë të profilit të lartë lidhur me trazirat vdekjeprurëse të 6 janarit në Capitol Hill.

     “Mu duk sikur shkova në ferr për të mbrojtur ata dhe njerëzit në këtë sallë”, rrëfen Michael Marone i departamentit të Policisë së Uashingtonit.

    4 oficerë policie rrëfyen mes lotëve për një komision hetimor të Kongresit, traumën e përjetuar teksa mbronin Kapitolin në sulmin më të rëndë në gati dy shekuj.

    Rreth 800 mbështetës të ish-presidentit Donald Trump, mësynë Kongresin teksa po certifikohej fitorja e Biden, sulmuan forcat ligjzbatuese, i fyen me epitete racore, i spërkatën me substanca kimike dhe kërcënuan t’i vrasin me armët e veta.

     “Protestuesit më quajtën tradhtar, dhe bërtitën se unë, një veteran i ushtrisë dhe oficer policie duhet të ekzekutohesha. Ajo që përjetuam atë ditë i ngjante një beteje mesjetare. Ne luftuam me duar për çdo centimetër për të parandaluar pushtimin e Kapitolit nga një turmë e dhunshme që synonte të prishte procesin tonë demokratik”, tregon polici Aquilino Gonell.

    “Më kapën dhe më rrahën ndërsa më quanin tradhtar të vendit tim. Isha në rrezik të vjedhjes së armës dhe vrasjes më armën time. Më goditën shumë herë me një armë elektrike. Jam i sigurt që po bërtisja, por nuk mendoj se mund të dëgjohej zëri im”, shton Michael Fanone.

    Seanca tregoi gjithashtu video të pa transmetuara më herët ku duken përleshjet e dhunshme mes policisë dhe protestuesëve që sulmuan godinën.

    Udhëheqësit republikanë thonë se trazirat po hetohen në mënyrë adekuate nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe komisionet e tjera të Kongresit, duke argumentuar se hetimi i fundit është thjesht një teatër politik dhe një përpjekje për të hedhur hije të keqe mbi partinë republikane në prag të zgjedhjeve të ardhshme të mesit të mandatit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark