×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tre fëmijë plagosen në një sulm në një shkollë në Finlandë

    Insajderi
    02 April 2024 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre fëmijë janë plagosur nga një sulm me armë në një shkollë fillore në Finlandë të martën, njoftoi Policia finlandeze.

    I dyshuari, një i mitur po ashtu, u arrestua nga policia.

    Të plagosurit janë dërguar në spital, tha një zëdhënës i Policisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

    Sulmi ndodhi në shkollën fillore “Viertola” në Vanta, një rrethinë e kryeqytetit Helsinki.

    Kjo shkolla i ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri të e nënta, si dhe një staf prej 90 njerëzve, sipas autoriteteve lokale.

    “Rreziku i menjëhershëm ka përfunduar”, tha kryetari i shkollës “Viertola”, Sari Laasila për Reuters, duke mos dashur të komentojë më shumë rreth incidentit. /REL/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark