×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tre persona të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri rus

    Insajderi
    05 February 2024 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi rus i emergjencave tha se një nga helikopterët e tij është rrëzuar në liqenin Onega, në rajonin veriperëndimor të Karelias, duke vrarë tre anëtarët e ekuipazhit në bord.

    Komunikimi me helikopterin Mi-8, i cili ishte në një mision stërvitor, u humb më 4 shkurt, tha shërbimi.

    Autoritetet thanë se shkaku i rrëzimit nuk dihet, ndërsa shtuan se lidhur me këtë është hapur një hetim.

    Mbetjet u gjetën rreth 11 kilometra nga bregu i liqenit – i dyti më i madh në Evropë – në një thellësi prej 50 metrash, tha Ministria e Emergjencave në një deklaratë më 5 shkurt.

    Autoritetet njoftuan se janë angazhuar më shumë se 140 specialistë dhe 33 pajisje, si dhe zhytës nga Qendra për Operacione Shpëtimi me Rrezik të Veçantë e Ministrisë së Emergjencave.

    Zhytjet do të zhvillohen në një thellësi maksimale prej 60 metrash, ndërsa nën ujë do të veprojnë edhe mjetet nënujore me telekomandë, që mund të veprojnë deri në 300 metra thellësi. /REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark