×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tregimet me taksistë në trend- Mullhaxha-Kollçakut adhurues i Kurtit, Kocit i qëllon dembel

    Insajderi
    16 November 2022 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tregimet me taksistë janë bërë trend, pas Fatmire Mullhaxha Kollçakut edhe avokati i njohur Arianit Koci, ka rrëfyer një ndodhi me një taksist, por që Kocit i ka qëlluar taksisti dembel.

    “I mirë si buka, por dembel,” – e ka cilësuar ai, duke shtuar më pas se i kishte folur me nervozë duke e qortuar qe ta pastrojë veturën pasi që nuk i vijnë pasagjerët në këtë mënyrë.

    Ai ka treguar se i ka thënë taksistit në fjalë që ta pastrojë veturën e tij e të mos ankohej që nuk kishte punë.

    Mos bon hajgare. S’ki punë tjetër. Kape pastro, se e rritë punën.” – po i them me nervozë, ka shkruar Koci.

    Derisa ka vazhduar tutje “kur e pa që po e qortoj dhe u bëra nervoz, u drejtua në karrikë, dhe me fytyrë serioze, dramatikisht serioze, me tha: “O avokat, dembel jam. S’ma don punën. A s’e ke vërejtë a?”, ka shkruar Koci.

    Derisa kujtojmë edhe tregimin e deputetes së VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, para rreth një jave, me një taksist në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

    Derisa ka folur edhe për rastin e parukieres, Mulhaxha-Kollçaku ka rrëfyer rastin tjetër me taksistin shqiptar i cili i  ka thënë asaj se para se të bie të flej, gjithmonë e shikon videon e kryeministrit Kurti kur ishte  deklaruar për Asociacionin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark