×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Tregojnë ekspertët: Kjo është ora ideale për të kryer marrëdhënie të dielave

    Insajderi
    03 September 2023 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të premtet dhe të shtunat janë pretendentë të fortë për të qenë dita më e mirë e seksit.

    Por, idealja është të dielën, madje saktësisht ora 21:00 e kësaj dite.

    Të lirë nga puna dhe obligimet, kjo e bën të dielën ditë të përsosur për të qëndruar në shtrat, e kur themi në shtrat, nuk po flasim për gjumin, shkruan Refinery29.

    Nga një anketë e realizuar në Britani, doli se ora 09:30 e mëngjesit të së dielës është e mirë për seks, për personat që janë të hershëm.

    Ndërkaq, koha ideale për të gjithë, rezultoi të jetë ora 21:00 e së dielës.

    Nëse nuk jeni duke punuar, dita e shtatë e javës ka tendencë të jetë më pak e ngarkuar, e kjo do të thotë, sigurisht, më shumë kohë për seks.

    Ndryshe, i njëjti sondazh zbuloi edhe se seksi i fundjavës mund të zgjasë më shumë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark