×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Tri automjete të dyshuara”, të shtëna me armë zjarri në Kamnik të Gjilanit, dëmtohen dy shtëpi dhe dy vetura

    Insajderi
    05 January 2024 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur të enjten pas mesnate në lagjen “Kamnik” të Gjilanit. Saktësisht në një parking të automjeteve, raporton Insajderi.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani. Ai tha se rasti është raportuar në polici rreth orës 00:30 me 4 janar.

    Në bazë të hetimeve të para dyshohet se tri vetura janë të përfshirë në këtë rast. Ndërkaq, nga të shtënat me armë zjarri janë dëmtuar dy shtëpi dhe dy automjete të parkuara.

    Njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe sipas hetimeve të para dyshohet se në këtë rast janë të përfshira tri automjete të dyshuara. Si pasojë e këtyre të shtënave janë dëmtuar dy shtëpi dhe dy automjete të parkuara, ndërsa lëndime trupore nuk ka pësuar askush.“- tha Hashani.

    Tutje, ai konfirmoi se ende nuk ka të arrestuar lidhur me rastin, por, që hetimet po vazhdojnë.

    Hetues Policor të njësisë së hetimeve të përgjithshme në Gjilan në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit. Për momentin nuk ka të arrestuar“, deklaroi Hashani.

    Pamje nga dëmtimi i një shtëpie me plumba:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark